Jepet çmimi “Mërgimtari i vitit 2020”

15:47 | 10 Tetor 2020
Arbresh.info

Në manifestimin që kishte për qëllim falënderimin e diasporës për kontributin e dhënë është ndarë çmimi “Mërgimtari i vitit 2020”.

Organizatori i kësaj ngjarjeje, Burim Krasniqi thotë se jo ishte më e pakta që mund të bëhej marrë parasysh kontributin e tyre prej dekadash, raporton portali arbresh.info.

Ai tha se këtë vit është vërejtur mungesa e tyre për shkak të masave të ndërmarra ndaj Covid-19.

Diaspora shqiptare prej vitesh kontribuon me remitenca me vlera miliona eurosh, gjë që është një infuzion për ekonominë e brishtë të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale