Xhevat Nebihu, nënkryetar i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga subjekti politik që ka përfaqësuar deri tani.
Nebihu, me anë të një shkrimi të gjatë, ka treguar edhe arsyet e largimit, ndonëse s’është treguar shumë specifik.
“Me mirëkuptim, dua t’ju njoftoj publikisht që, ka kohë që kam dashur , por tani i erdhi momenti që unë të vendosë të mos jem më anëtar i asnjë partie , e as që kam dashur të jem , bile për hir të vërtetës me është bërë lutje e madhe që të anëtarësohem ne VV, ku pasi kam menduar goxha mirë kam pranuar, arsyet e bindjes kanë qenë disa kolegë të respektuar, me qëllimin kryesor që të kontribuoj me aq mundësi që kam patur, për një ndryshim sadopak në shoqëri, dhe rrethin ku jetojmë, dhe të mirën e vendit, sikurse edhe në periudhat tjera, edhe familjarisht”, ka shkruar ai.
“Arsyeja kryesore është se ne si familje, edhe në luftë, e edhe tash i kemi grahë, e i grahim vetëm drejtë e me nder , dmth nuk jemi për politikë, sepse nuk mundet askush me na lakue jashtë principeve tona. Për të mirë prapë do të kontribuojmë, qoftë edhe me sakrificë, aty ku mendojmë se janë interesat e të ardhmes së vendit, e asnjëherë shtrembër për asnjë shpërblim”, vijoi Nebihu
Xhevat Nebihu kishte kandiduar për asamble komunale në Skenderaj, ku kishte dalë më i votuari në listën e partisë.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...