Koordinatori Nacional i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Petrit Selimi, ka bërë me dije se në pjesën e dytë të këtij viti do të fillojnë projektet amerikane të MCC-së në Kosovë.Ai ka bërë me dije se qytetarët do të jenë në fokus të këtyre projekteve.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Selimi ka bërë të qartë se nuk do të shpenzohen mjetet vetëm në trajnime dhe asistencë teknike.
“Jemi lodhur me trajnime dhe asistencë teknike, MCC-ja do të investojë në projekte konkrete që do të kenë efekt për shumë qytetarë, sidomos shtresat më të varfra”, është shprehur ai.
Selimi ka treguar se programi i MCC-së është i pavarur nga zhvillimet politike dhe mjetet e përfituara nuk i dedikohen Qeverisë. Ai ka theksuar se në dy linja programore kanë paraparë edhe fonde mbështetëse me grante për organizata të shoqërisë civile dhe mediet. Në këtë intervistë Selimi ka folur edhe për angazhimin në PDK.
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...