Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi si dhe homologu i tij nga Serbia Petar Petkoviq, do takohen javën tjëtër në Bruksel, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano.
Sipas Stanos takimi i radhës do zhvillohet me ftesë të lehtësuesit evropian dhe ka për qëllim për të „çuar përpara gjithçka që u dakordua në Ohër si dhe për të filluar hapat e ardhshëm drejt zbatimit” të marrëveshjeve.
Takimi i javës që vjen, do jetë i pari pas takimit të Ohrit ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti si dhe presientin serb Aleksandër Vuçiq u dakorduan për planin e zbatimit të marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit të raporteve të dy vendeve.
Sipas zëdhënësit Peter Stano, tani fokusi duhet të jetë në zbatim të marrëveshje s së arritur dhe kjo është kërkesë edhe e liderëve të shteteve të BE-së të cilët në samitin e javës së kaluar kërkuan nga palët që të implementojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut.
Njëkohësisht Stano paralajmëroi se edhe në të ardhmen do ketë takime të liderëve në kuadër të dilaogut por se Bashkimi Evropian do i organizoj këto në momentin e duhur./rtk/
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej...
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...