Insulina është një ndër mjekimet më të rëndësishme në kurimin e diabetit, por institucionet shëndetësore në Kosovë, tash e disa muaj kanë mbetur pa insulina.
E, nga java e ardhshme pritet që të gjitha komunat e Kosovës të furnizohen me insulina.
Kështu thotë për arbresh.info, zëdhënësi në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.
“Ministria e Shëndetësisë përmes Bankës Botërore, dhe prokuruar përmes UNOPS pret qe javën tjetër të vijnë insulinat për t’u shpërndarë në të gjitha komunat”, thotë Hoti.
Ndërsa, Komuna e Prishtinës mbrëmë u furnizua me insulina ku u detyrua me fonde vetanake të lidh kontratë që të furnizohen me insulinë.
Ndryshe, qytetarët kanë pasur ankesa që një kohë të gjatë për mungesë të insulinës. /A.Zeka/arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale