Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë vikendit do të ketë mot të ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe me diell, ndërsa fillimi i javës së ardhshme pritet të jetë me temperatura pranverore, me vlera mbi mesataret për stinën që jemi.
Sipas IHK-së, gjatë dy ditëve të vikendit, vranësirat do të jenë më të theksuara ditën e shtune kur pritet edhe të ketë reshje shiu.
“Kjo gjendje labile e motit është pasojë e vlerave të ulëta të shtypjes atmosferike, mirëpo temperaturat do të jenë në ngritje nga dita e diel në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, bëhet e ditur në njoftim.
Sipas parashikimeve sinoptike, fillimi i javës së ardhshme pritet të jetë me temperatura pranverore, me vlera mbi mesataret për stinën që jemi.
Nuk parashihet të ketë vlera negative të temperaturave minimale, por që maksimalet do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
IKH, thekson se sipas këtyre parashikimeve të mërkurën, ditën e Pavarësisë nuk pritet të ketë reshje ose përkeqësim të motit.
“Por për një saktësi më të lartë, do ju njoftojmë pasditen e së dielës kur do ta përgatisim parashikimin për javën e ardhshme”, thuhet në njoftim.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...