Në shkurt të këtij viti Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Por shefi i inteligjencës kosovare ende nuk ka dhënë raport të detajuar lidhur me çështjet e rëndësishme në vend para komisionit i cili e mbikëqyrë punën e këtij të fundit.
Shefi i ri i AKI’së, Driton Gashi do të raportojnë javën që vjen lidhur me çështjet që po e cenojnë sigurinë e vendit sikurse rasti i fundit, ai me tentim vrasjen ndaj avokatit Azem Vlalsi nga tashmë i dyshuari Murat Jashari organizata e së cilit njihet me emrin si ‘Syri i Popullit’, qëllimi i së cilës është raportuar të jetë likuidimi i disa figurave publike në Kosovë të cilësuara nga kjo e fundit si tradhtarë të popullit.
Për raportimin e Gashit në komisionin për mbikëqyrjen e AKI’së ka njoftuar kreu i këtij komisioni, Haxhi Shala.
““Sipas planit vjetor besojmë që javën tjetër do ta ftojmë në raportim. Do të bisedojmë për çështjet e brendshme në përgjithësi”, ka thënë Shala për Express”, ka thënë Shala për Express.
Kujtojomë se Shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Driton Gashi ende nuk ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e këtij institucioni, rreth rastit të fundit për tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi nga Murat Jashari dhe organizatën e këtij të fundit që po njihet si “Syri i Popullit”.
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...