Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka folur për Gjykatën Speciale dhe ka treguar se me cilët nga ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, ka biseduar përmes telefonit.
Jashari ka zbuluar se tre nga ish-krerët e UÇK-së që ndodhën në paraburgim në Hagë e kanë telefonuar, derisa të tjerët jo.
Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Rexhep Selimi janë të vetmit që e kanë telefonuar gjatë kësaj kohe Bekim Jasharin.
“Kontakte kam, disa më kanë thirr. Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Rexhep Selimi më kanë telefonuar. Kemi kontakte kohë pas kohe kur ata kanë mundësi me thirr. Por çka t’ju bësh, në telefon përpos që t’u urosh shëndet dhe kurajë”, ka thënë Jashari për ATV.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...