Kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka kërkuar që të vrarët në konfliktin në Kumanovë të varrosen në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Në një intervistë për RTK-në, Jashari tha se ka qenë propozim i tyre që ata dëshmorë të varrosen në këtë vend në pamundësi që të varrosen atje ku kanë rënë.
“Konsideroj që nderi më i madh do të bëhej të varrosen në varrezat në Prishtinë. Jemi duke biseduar edhe me familjarët e tyre dhe një pjesë dërmuese janë të propozimit që të na japin mundësinë neve t’i nderojmë dhe të nderohen e të respektohen ashtu siç i ka hije”, tha Jashari.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...