Të gjithë ata që kishin kontakt me të infektuarit në Skenderaj, kanë dalur negativ me Koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebok, kryetari i Skenderajit, Bekim Jashari.
“Nga të gjitha mostrat e marra nga IKSHP sot në Skenderaj, nga fshati Burojë dhe rastet tjera kontakt, fatmirësisht nuk ka dalë asnjë rast pozitiv. Pra deri me tani kemi vetëm tri raste me COVID-19 pozitiv në komunën tonë”, ka shkruar Jashari.
Postimi i plotë i Jasharit:
Lajm i mirë për qytetarët e Komunës sonë
Pa panik: Nga të gjitha mostrat e marra nga IKSHP sot në Skenderaj, nga fshati Burojë dhe rastet tjera kontakt, fatmirësisht nuk ka dalë asnjë rast pozitiv. Pra deri me tani kemi vetëm tri raste me COVID-19 pozitiv në komunën tonë.
Gjithçka varet nga ju të dashur qytetarë!
Ju lutem shumë mos levizni nga shtëpitë e juaja, bashkë do t’ia dalim!
Panik JO, Kujdes PO!
Natën e mirë!
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër