Jashari takon zyrtarët gjermanë, diskutohet zhvillimi i FSK-së

13:22 | 13 Korrik 2026
H.E

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Zv. Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher dhe  Tilmann Scherf nga Zyra e Jashtme Federale Gjermane

Gjatë takimit Gjenerallejtënant Jashari ka falënderuar delegacionin gjerman për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga themelimi i saj.

Në këtë takim u diskutua, për zhvillimet aktuale të FSK-së, prioritetet dhe nevojat e saj, si dhe procesin e planifikimit për të ardhmen.

“Po ashtu, palët shkëmbyen qëndrime lidhur me situatën aktuale të sigurisë dhe nevojën për bashkëpunim dhe partneritet në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë. Në fund të takimit Gjeneral Jashari falënderoi delegacionin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj. Poashtu palët u pajtuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Republikës së Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale