Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim lamtumirës, këshilltarin bilateral për logjistikë Rreshter Major Stephan Stieber, të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, të cilin e ka dekoruar me medaljen Shërbim Vetëmohues.
Rreshter Major Stephan Stieber për disa vite ka punuar ngusht më FSK-në, bënë të ditur FSK, përmes një postimi në Facebook, raporton Arbresh.info.
“Gjatë shërbimit të tij për disa vite në Kosovë si Këshilltar për Logjistikë, Stieber ka punuar ngushtë me FSK-në, duke ndihmuar në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve logjistike në Forcën e Sigurisë së Kosovës ai ka treguar përkushtim, angazhim dhe mbështetje të vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës duke kontribuar në forcimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Ushtrisë gjermane. Gjeneral Jashari duke respektuar punën dhe angazhimin e tij gjatë periudhës 2017-2023 ka dekoruar me medaljen Shërbim Vetëmohue”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot