Sipas organizatorit të protestave për tërheqjen e një pjese të Trustit, Adnan Jashari, kryeministri Albin Kurti i ka kërcënuar deputetët e VV-së me përjashtim nga partia nëse votojnë pro projektligjit që lejon tërheqjen e tij.
Në një postim në grupin në Facebook “Pro tërheqjes 30% të Trustit”, Jashari thotë se deputetët duhet të votojnë pro popullit e jo pro liderit e kundër popullit.
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar ditë më parë se kryeministri Albin Kurti u ka bërë presion deputetëve të VV’së për të mos votuar projektligjin që mundëson tërheqjen e 30 për qind të Trustit.
Haxhiu ka thënë se ka biseduar me deputetë të VV’së por se ta janë kushtëzuar dhe prandaj kundërshtojnë këtë mundësi.
“Unë kam biseduar edhe me deputetë të VV’së që janë deklaruar pro. Ka presion ndaj tyre se u ka thënë Albin Kurti: “A me mua a me Kamishin”, shpjegoi ai në emisionin në T7. U ka thënë se nëse e votoni Trustin ju largoj prej qeverisë”, theksoi ai. /arbresh.info/
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...