Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë komuna që ai drejton është shembull i mirëmenaxhimit të parasë publike.
Jashari ka thënë se kanë qenë të përkushtuar që të kursejnë paranë publike dhe të mos lejojnë që bizneset e caktuara të rrisin në mënyrë artificiale çmimet e produkteve që kanë pasur nevojë t’i sigurojnë, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë:
Komuna jonë shembull i mirëmenaxhimit të parasë publike
I lumtur që megjithë menaxhimin efikas të pandemisë, përkrahjen me pako ushqimore për 4 mijë familje në nevojë për dy herë radhazi, kemi qenë të përkushtuar që të kursejmë paranë publike dhe të mos lejojmë që bizneset e caktuara të na rrisin në menyrë artificiale çmimet e produkteve që kemi pasur nevoj t’i sigurojmë.
Kur ka vullnet politik dhe përkushtim për punë në dobi të mirëqeverisjes e mirëmenaxhimit të parasë publike mund të arrijmë që t’i ndihmojmë familjeve në nevojë dhe atë duke ruajtur buxhetin komunal.
Ky menaxhim i mirë i parasë publike nga komuna jonë u vertetua edhe nga botimi në kuadër të projektit “Kërko Drejtësi: Fuqizimi i qasjes në drejtësi në Kosovë” i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan përmes Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe zbatohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD në partneritet me Iniciativa për Progres – INPO.
Çdoherë në shërbim të vendit!
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir