Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se fondacioni “Firdeus” i udhëhequr nga hoxha i nderuar, Elvis Naçi, ka dhuruar 10 mijë kg miell për familjet në nevojë të Komunës së Skenderajt, pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.

Jashari në emër të qytetarëve të Skenderajt ka falënderuar këtë fondacioni, hoxhën Elvis Naçi dhe aktorin Shpetim Desku i cili bëri shpërndarjen e miellit në komunën tonë.
“Të dashura familje në nevojë, kërkoj nga ju që të qëndroni në shtëpitë e juaja, Qendra për Punë Sociale do t’iu sjellë ndihmat në shtëpi. Pa frikë e panik, jemi bashkë dhe do t’ ia dalim”, ka shkruar Jashari në Facebook.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...