I pari i Skenderajt Bekim Jashari ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri.
“Është emocion i veçantë, jo vetëm për ne, por për të gjithë shqiptarët. Është dita e dytë me radhë pas shpalljes së pavarësisë me vlerë të veçante. Është vendimi i parlamentit të Kosovës për ushtrinë tonë. Kjo ushtri është pritë ndër shekuj”.
Jashari, i cili njëherit është edhe familjar i Komandantit Legjendar Adem Jashari, pati një porosi për të gjithë fqinjët e Kosovës, që të mos kenë frikë nga ushtria kosovare.
“Kjo ushtri është në mbrojtje të vendit, jo në sulm të vendeve tjera. Ushtria e Kosovës do të jetë partnerë e të gjitha ushtrive të botës”.
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zba...
Prokuroria Speciale nis rast penal për kërcënimet ndaj Presi...