Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka folur për zhvillimet e fundit rreth Gjykatës Speciale, ndërsa ka thënë se aksioni i EULEX-it për arrestimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ka qenë mirë i organizuar nga “njerëzit e vendit tonë”.
Ai ka thënë se nuk është kundër Gjykatës Speciale, por drejtësia të jetë për të gjithë dhe jo e njëanshme.
“Nuk jam kundër gjykimit të krimeve të luftës, sepse qysh kur është shpallur Kosova e pavarur, unë i kam thënë kryeministrit të atëhershëm që të themelohet një gjykatë për gjykimin e krimeve të luftës, pasi që çdo vend që del nga lufta duhet të kalojë nëpër këtë proces”, ka thënë Jashari në Kanal 10.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka dalë nga gjiri i popullit dhe në krye me NATO-n kemi arritur që të çlirohemi, për çfarë? Deri kur kështu?
Për të ardhur në një ditë që të shohim kësi lloj skenarësh të organizuara”, ka thënë Jashari.Ai ka thënë se është e dhimbshme që Policia e Kosovës në ditën e arrestimit të Hysni Gucatit tek zyrat e OVL të UÇK-së, ka bërë mburojë për policët e huaj të cilët kanë kryer aksione brenda pa folur asnjë fjalë shqip.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës