Kryetari SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, pas takimit që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se kjo e fundit i ka lutur që ta ndërpresin grevën.
Në prononcimin për media, Jasharaj deklaroi se greva do të vazhdojë edhe më tej, pasi kërkesat e tyre janë legjitime dhe duhet të plotësohen nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Ai po ashtu tha se e vlerëson angazhimin e presidentes dhe nga ajo kanë kërkuar që të shfrytëzojë autoritetin e saj për të ndikuar te Qeveria për t’u ulur në tavolinë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, deri sa të gjendet një zgjidhje.
“Në takim me presidenten paraqitëm kërkesat tona, të cilat edhe ajo tha se janë legjitime. Ne e lutëm presidenten që ta shfrytëzojë autoritetin e saj në mënyrë që të ndikojë që të ulemi për të diskutuar me përfaqësuesit e Qeverisë për realizimin e kërkesave tona”.
“Qeveria mund të japë ndihma për punëtorët dhe ne i gëzohemi kësaj, por kërkesat tona janë tjera. E vlerësoj angazhimin e presidentes, por për fat të keq greva do të vazhdojë. Ajo na luti që ta ndërpresim grevën, por ne i thamë se për hir të fëmijëve e shpëtuan vitin e kaluar shkollor ”, u shpreh Jasharaj. /arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...