Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes në fushën e shëndetësisë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Japonisë, shkruan arbresh.info.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se Qeveria e Japonisë ka shprehur gatishmërinë të dhurojë 1 milion e 100 mijë euro grant për shëndetësinë në Kosovë.
“1 milion e 100 mijë euro grant do të përdoren për furnizimin me pajisje dhe mirëmbajtjen e tyre”, shpjegoi Ismaili, në mbledhjen e Qeverisë.
Ai kërkoi nga kabineti qeveritar që ta miratojnë këtë marrëveshje, në mënyrë që të realizohet thithja e këtij granti./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?