Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka ndarë disa momente personale nga vizitat në Hagë, ku po mbahet babai i tij.
Në një bisedë të sinqertë gjatë podkastit me Grida Dumën, ai tregoi se familja e viziton Thaçin çdo muaj, pasi kanë të lejuara deri në tre vizita mujore.
Endriti ndau edhe copëza nga bisedat me të atin, duke dhënë një pasqyrë njerëzore përtej zhvillimeve politike dhe gjyqësore.
“Diskutojmë për tema të ndryshme, për aktivitetet e tij ditore, për librat që lexon. Momenti më i vështirë është kur mbaron takimi, dhe ne duhet ta lëmë brenda. Dhimbje tepër e madhe”, u shpreh ai.
Më tej, ai u shpreh me fat që është djali i Hashim Thaçit, transmeton Klankosova.tv.
“Jam me fat dhe jam shumë i lumtur që jam djali i tij, jam djali i një çlirimtari që fitoi luftën ndaj Serbisë, djali i një arkitekti që e ka bërë pavarësinë e Kosovës me shokët e tij, përgjegjësi e madhe por krenaria dhe lumturia është në qiell”.
“Nuk e kam menduar që në moshë të re duhet të jem kryefamiljar. Kam qenë 21 vjeç kur babai ka shkuar në Hagë, përgjegjësia ra mbi mua. Sa herë që shkoi atje, ai më thotë që të kujdesem për Mamin, gjyshen”.
Endriti po ashtu tha se çdo ditë e mendon kthimin e tij në Kosovë.
“Çdo ditë. Sa herë që fle dhe zgjohem. Një hero që kthehet në tokën e tij”.
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...