Të njëjtin produkt medicinal, pacientët shpesh e blejnë me çmime të ndryshme nëpër barnatore të ndryshme. Madje, çmimi i barërave, në ndonjë qytet, dallon edhe nëse i njëjti blihet gjatë ditës apo gjatë natës.
Kështu, ka bërë me dije Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi në Klan Kosova.
Por, këto problematike do rregullohen nga Ligji për çmimin e produkteve Medicinale, i cili u votua nga Kuvendi i Kosovës me 13 korrik.Jakupi e ka mirëpritur këtë veprim të deputetëve. Ai, tek moderatori, Enis Reçica, tha se pas këtij veprimi të Kuvendit, pritet që brenda dy javëve të dekretohet nga Presidentja Vjosa Osmani.
Pas këtij hapi, sipas Jakupit, është nja afat katër mujor, kur Komisioni për rregullimin e çmimeve të produkteve medicinale do t’i shqyrtojë çmimet, dhe pas kaq muajsh pritet të rregullohen çmimet e barnave nëpër të gjitha Barnatoret në Kosovë.
Arianit Jakupi, në Sytë 7, bëri me dije se pas këtij ligji, pritet që pacientëve në Kosovë, brenda një viti, tu kursehen rreth 10 milionë euro, si shkak i uljes së çmimeve që vijnë si rezultat i ligjit. Veç çmimeve, Jakupi shtoi se do luftohet edhe kontrabanda e barnave e po ashtu do rritet profesionalizmi tek farmacistët.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim