Ish-kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka komentuar cilësimet fetare të aktakuzës.
“Unë jam shqiptar as katolikë, as mysliman. Kjo është fyese edhe për mu edhe për vendin tim. Besoj shumë që këtë e din secili qytetarë që së paku është mbi 30 vjet, dhe jeton në demokraci perëndimore. Kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë, dhe ata më kanë pas denu pse e kam kundërshtu at regjim. Besoni ma shumë të drejtë kanë pas atëherë se sa sot që po bëhet këtu. Për mu është padrejtësi, dhe do ta mbajë. Njeriu është më I fortë se guri. S’do ta ndijsha veten mirë të isha në shërbim të politikave të krimit dhe gjenocidit të Serbisë”, është shprehur Krasniqi në Gjykatë Speciale.
Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë. Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./arbresh.info/
“Aktakuza e Speciales për krerët e UÇK’së po i jep kahje fetare luftës së Kosovës”
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore
Qeveria e Serbisë ndan buxhet për organizatën e lidhur me kr...
Nisin hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime në QKUK dh...
Murati: Kurti ka kërkuar që Bondsteel të jetë bazë e përhers...