Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar sot fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit.
Presidentja takoi gratë, anëtare të kooperativës në këtë fshat, ku nga udhëheqësja e saj, Fahrije Hoti u njoftua për punën dhe vështirësitë me të cilat përballen ato. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i fshatit, Selami Hoti.
Gjatë bisedës më gratë e Krushës, presidentja Jahjaga tha se do të jetë një zë i fuqishëm i tyre dhe se shembullin e tyre e ka përdorur shpesh si pjesë e takimeve të shumta që ka pasur, edhe në Kosovë edhe jashtë Kosovës.
Ajo tha se, pavarësisht ku do të jetë, do të jetë një përkrahëse e madhe e grave të Krushës.
Mikpritësit e falënderuan Presidenten Jahjaga për vizitën dhe për angazhimin e saj për t’i ndihmuar dhe mbështetur gratë e Krushës, punën dhe prodhimet e tyre.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...