Komandantja supreme e Forcës së Sigurisë(FSK), presidentja Atifete Jahjaga u prit sot nga komandanti i FSK-së, Rrahaman Rama dhe ministri i FSK-së Haki Demolli, në prag të përfundimit të mandatit të saj si presidente e vendit.
Rama fillimisht e ka falënderuar Jahjagën për bashkëpunimin, koordinimin dhe angazhimin e Presidentes për FSK-në, gjatë mandatit të saj si Komandante supreme.
Me këtë rast, Rama e ka njoftuar presidenten në përgjithësi mbi zhvillimin, profesionalizimin, bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtarë, operacionet dhe aktivitetet, trajnimet dhe shkollimet si dhe mbi procesin e përgatitjeve që FSK-ja është duke i zhvilluar në mënyrë që vendimi i institucioneve më të larta të vendit për transformim të FSK-së në Forca të Armatosura, apo ndryshimi i misionit të saj ta gjej institucionin të përgatitur për një transformim profesional.
Jahjaga e ka përgëzuar Ramën si dhe ministrin Demolli për komandimin dhe menaxhimin me sukses të FSK-së dhe Ministrisë. E para e vendit tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni i cili ka arritur që edhe në nivel të rajonit dhe më gjerë të prezantoj shumë suksesshëm si Kosovën ashtu dhe Forcën e saj.
Komandantja e përgjithshme, gjatë takimit tha se Kosova është duke ndërtuar një Forcë gjithëpërfshirëse duke përsëritur se synimin ynë është që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Rreth 4 milionë euro për QKMF-në e re në Suharekë