Në kuadër të pjesëmarjes në Samitin Global të Gruas në Sydney, ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me Ministren e Jashtme të Australisë, Julie Bishop.
Gjatë këtij takimi, Jahjaga falënderoi Bishop për mbështetjen e vazhdueshme të Australisë gjatë proceseve të ndryshme të shtetndërtimit të Kosovës. Në veçanti, ish-presidentja kërkoi përkrahje të mëtutjeshme nga qeveria e Australisë sa i përket njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare.
Bishop theksoi marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Australisë me ç’rast shprehu gatishmërinë e institucioneve Australiane për përkrahje të vazhdueshme ndaj Kosovës në fushat si fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri si dhe në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së