Ish – presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka uruar vendin për marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave. Jahjaga, shkruan në rrjetin social Facebook, se ky rekomandim i forcon vlerat evropian.
“Sot Komisioni Evropian dërgoi mesazh të fuqishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët tash bëhen pjesë e ëndrrës evropiane dhe forcues të vlerave të saj. Për ne, Evropa sot fuqizohet si pikë reference për përparimin tonë ekonomik, politik dhe demokratik”, shkruan Jahjaga.
Përpos kësaj Jahjaga thotë se ‘qarkullimi i lirë do të na mundësojë t’i forcojmë vlerat evropiane, të krijojmë lidhje të reja mes njerëzve dhe fusha të reja të bashkëpunimit’.
Jahjaga tutje shkruan se “Nëse e kemi mësuar një mësim nga ky rrugëtim është së afrimi me Bashkimin Evropian në praktikë dhe në frymë nënkupton reforma të thella dhe përgjegjësi për vendimet e përditshme që i marrim në ndërtimin e shtetit tonë. Urime të gjithëve!.
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...