Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në edicionin e 9-të të Forumit Botëror të Paqes që po mbahet në Jakarta të Indonezisë.
Në një postim në Facebook, ajo tha se gjatë fjalimit të saj theksoi vlerat si si demokracia, barazia gjinore, gjithëpërfshirja dhe lidershipi i gruas.
“Ngritja e ringritja e Republikës së Kosovës para dhe pas luftës, sfidat dhe vështirësitë si dhe rrugëtimi im si Presidentja e parë grua e vendit poashtu ishin pjesë e fjalës sime, duke treguar me krenari për rrugëtimin e qëndresës dhe suksesit të vendit tim. Njëherazi theksova se kontributi im për Kosovën ka kaluar faza dhe pozicione të ndryshme institucionale, por gjithmonë me të njejtin qëllim, të mirën e përgjithshme të qytetarëve të vendit”, ka shkruar Jahjaga.
Tutje, Jahjaga kërkoi edhe njohjen e Kosovës nga Indonezia.
“Përpos tjerash në fjalën time e theksova kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës nga Indonezia”, ka shkruar ajo./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...