Jahjaga kërkon mbështetjen e presidentit Ramos-Horta për njohjen e Kosovës nga vendet e Azisë Juglindore

16:54 | 11 Nëntor 2025
E.H

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga gjatë vizitës së saj në Indonezi është takuar me Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta.

Jahjaga përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Ramos-Horta mbështetje për njohjen e Republikës së Kosovës nga Filipinet, Vietnami, Kamboxhia, Sri Lanka dhe Mianmari, transmeton Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Në përfundim të qëndrimit tim në Jakarta, Indonezi, u takova me Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, z. José Ramos-Horta, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1996.

E falënderova z. Ramos-Horta për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, një njohje që u realizua gjatë mandatit tim presidencial.

Ndër të tjera, i kërkova Presidentit Ramos-Horta mbështetje, duke pasur parasysh figurën e tij me ndikim të madh ndërkombëtar, që të na mbështet dhe të angazhohet për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga vende si Filipinet, Vietnami, Kamboxhia, Sri Lanka dhe Mianmari.

Marrëdhëniet e mira me shtetet e tjera të botës kanë qenë dhe mbeten një kusht thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme