Jahjaga kërkon mbështetje më të madhe për bizneset nëpër komuna

13:35 | 6 Prill 2016
M. A.

Në konferencën me temë  “Zhvillimi ekonomik lokal” morën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministri, Isa Mustafa poashtu ministra dhe kryetar komunash, shkruan arbresh.info

Presidentja Jahjaga tha se politik-bërja dhe zbatimi i politikave kërkojnë kompetencë funksionale.

“Zhvillimi ekonomik është i arritshëm vetëm përmes një politik-bërje të mirë dhe komunat kanë nevojë për ti mbështetur më shumë bizneset tona”, ka thënë ajo.

Sipas saj, studimet e shumta tregojnë se një numër ofron shërbime të pamjaftueshëm për komunat.

“Ekonomia mund të konsiderohet konkurruese kur qytetet gëzojnë standarde të mira”, tha ajo.

Duke folur për MSA-në Jahjaga tha se duhet të zhvillojnë nisma të ndihmojnë procesin e rialokimit të resurseve.

Ndërsa, Kryeministri  Mustafa  tha se është bërë një punë  e madhe pasiqë është ndërtuar një infrastrukturë primare shkollore shëndetësore.

“Politikat fiskale të ndërmarra nga qeveria parapëlqehen nga sektori i bizneseve. Kemi arritur një zhvillim ekonomik, punësim, konkurrencë dhe këtë e shendojmë në prioritet të qeverisjes por opinioni publik është i ngarkuar me kauza politike që nuk ndihmojmë zhvillimin”, tha ai.

Sipas tij situata nuk është ideale por njerëzit po punojnë dhe komunar po përpiqen ta bëjnë punën e tyre.

“Edhe në aspektet ligjore situata po përmirësohet dhe organet e drejtësisë po tregohen efikase në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Është një moment i rëndësishëm që ne të këmbejmë mendimet tona për shumë çështje”, tha ai duke përmendur edhe MSA.

“Ajo është një arritur shumë e madhe e Kosovës dhe duhet ta afirmojmë më shumë sesa që e kemi afirmuar deri më tani. Poashtu vitin e kaluar përfitoj nga sfida e korporatës së mileniumit. Kemi përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe presim të udhëtojmë pa viza e kjo është një gjë e mirë për biznese”, tha Mustafa.

Poashtu kryeministri përmendi edhe ndërtimin e termocentralit ku tha se është projekti më i madh që kanë arritur sepse do të sigurohet energji për bizneset./Arbresh.info

12947058_10207362970729987_588504590_o 12953106_10207362971330002_1902383828_o 12959426_10207362971209999_453570659_o

Shpërndaje në rrjete sociale