Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shkruan se gratë në Kosovë përveç që nuk janë të sigurta në punë dhe shkollë, tash s’kanë siguri as në familjet e tyre. Ky reagim ka ardhur pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të martën në Brekoc të Gjakovës.
Jahjaga shkruan se Pjetër Nrecaj iu shtua numrit të vrasësve në Kosovë, për shkak që këtë e lejoi sistemi,
“Pjetër Nrecaj iu shtua numrit të vrasësve në Kosovë. Ky kriminalitet që vret gratë mundësohet nga një sistem që lejon këto vrasje mizore, thirrjet për ndihmë përfunduar në vesh të shurdhër”, ka thënë ajo.
Më tej pyet se ku ka mbetur betimi i gjyqtarëve për drejtësi.
“Gratë në Kosovë nuk janë të sigurta në punë dhe shkollë, e tash as në familjet e tyre. Edhe sa jetë duhet të shuhen për të marrë përgjegjësi sistemi, ku ka mbetur betimi i gjyqtarëve e të tjerëve në drejtësi”, ka thënë Jahjaga.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së