Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takime të ndara ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, për t’i bashkërenduar veprimet ndërinstitucionale në përmbushjen e rekomandimeve të mbetura në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Presidentja Jahjaga dhe ministrat Hyseni, Kuçi dhe Çollaku u pajtuan për dinamikën e zbatimit të të gjitha rekomandimeve të mbetura për liberalizimin e vizave deri në qershor.
Presidentja Jahjaga së shpejti do të ftojë takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian ku do të diskutohen dhe vlerësohen hapat e përbashkët në përmbylljen me sukses të këtij procesi./arbresh.info/
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...