Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar, tha se nga 3 mijë përshkrime të pozitave apo vendeve të punës që për momentin janë në shërbimin civil, “do t’i lejojmë vetëm 700”.
“Nuk ka më zyrtarë të fotokopjes”, ka theksuar ai, raporton KTV.
Tutje, ministri ka thënë se Kosova i ka 16 mijë shërbyes civilë, ndërsa, gjithnjë sipas tij, prej tyre rreth 6 mijë janë me shkollë të mesme, “rreth 374 me shkollë fillore, ndërsa 50% tjetër me fakultet”.
“Ka mundësi që të ketë drejtor me koeficient 15”, e pranon ministri.
Ndërkaq, Nexhmedin Hyseni, shërbyes civil, ka thënë se ka shumë dallime në paga të shërbyesve civilë.
“Për shembull, një drejtor e merr dyfish pagën më të madhe se tjetri, ndërsa të dy janë shërbyes civilë dhe kanë të njëjtat pozita”, ka theksuar ai.
Hyseni ka thënë se ka diskriminim edhe në vlerësimin e punëtoreve sepse rregullorja është diskriminuese.
“As niveli qendror e as lokal nuk i përfillë disa rregullore të shërbimit civil”, u shpreh ai.
Drogë në bodrumin e një banese në Mitrovicë, pronari në kërk...
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...