Partia Serbe e Kosovës ka reaguar ndaj publikimit të lajmeve të rreme në Serbi, të publikuara me qëllimin e frikësimit të serbëve të Kosovës.
“Lista juaj Serbe është vetëm e juaja dhe jo ajo e serbëve, sepse serbët në Kosovë e dinë shumë mirë se me kë u takua lista juaj në Qeveri dhe çfarë u solli serbëve”, thuhet në reagimin e kësaj partie, lider i së cilës është Aleksandër Jabllanoviq, shkruan arbresh.info.
Sipas kësaj partie, serbët në Kosovë jetojnë në mënyrë unike dhe nuk ka ndarje midis tyre “përveç atyre të krijuara nga Zyra për Kosovë dhe Lista Srpska”
“Sa më shpejt zotërinjtë nga Beogradi të kuptojnë qëndrimet e serbëve nga Kosova, aq më e shpejtë dhe më e lehtë do të jetë ndërtimi i unitetit të vërtetë, i cili, ndryshe nga uniteti juaj, nuk bazohet në kërcënime dhe shantazhe, por vetëm në biseda dhe marrëveshje me serbët. Megjithatë, ne e lëmë derën tonë të hapur për bashkëpunim me Serbinë dhe Beogradin”, thuhet në reagim./arbresh.info/
Serbia me “Fake News” frikëson serbët e Kosovës, nuk janë humbur armë në kazermën “Adem Jashari”
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...