Që nga viti 2008 kur u vendosen 12 portrete të figurave të çmuara të vendit në objektin e ministrisë së Kulturës, më askush nuk u morr me to.
Në sheshin “Nënë Tereza”, në kryeqytet, shihen këto 12 fotografi të njerëzve të rëndësishëm të sferave të ndryshme, kulture, artistike e politike, raporton Arbresh.info.
Por, gjendja e tyre është e tmerrshme, madje as nuk duken se kush janë në këto fotografi.
Mirëmbajtje nuk i ka kushtuar aspak institucioni ku edhe janë të vendosura, ministra e Kulturës.
Arbresh.info, sjelle gjenden e rëndë të tyre.
Portretet që janë të vendosura aty janë të të ndjerëve Ibrahim Rugova, Rexho Mulliqi, Ali Hadri, Muharrem Qena, Musllim Mulliqi, Agim Qavderbasha, Abdurrahman Shala, Melihate Ajeti, Faruk Begolli, Rifat Kukaj, Besim Sahatqiu dhe Abdurrahman Nokshiqi.
Këtë projekt e ka iniciuar piktorja kosovare, Zake Prelvukaj. Projekti që ka kushtuar 16 mijë euro është financuar nga Ministria e Kulturës.

Dje u kërkua ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij, i dyshua...
Arrestohet Mossi dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacol...
Sveçla: Kërcënimet e Vulinit nuk e zmbrapsin Kosovën
Bllokohen 920 pajisje elektronike në doganën e Rinasit
Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçi...
Vazhdon edhe sot dëshminë eksperti i kriminalistikës në gjyk...