Një zjarr i madh ka përfshirë sot në mëngjes disa baraka që ndodhen në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë dhe të Zjarrfikësve të cilët kanë arritur që ta shuajnë zjarrin, shkruan arbresh.info.
Një prej banorëve të asaj pjese ka thënë se zjarri ka ardhur nga kontenjerët e bërrllogut që ndodhen afër këtyre barakave.
Banorët përreth janë ankuar se zjarrfikësit janë vonuar shumë për të ardhur në vendin e ngjarjes.
Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës mirëpo ata nuk kanë ende informata të sakta për rrethanat e rastit.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar./Arbresh.info.


U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...
Orav: BE-ja qëndron përkrah Kosovës
Konjufca mirëpret heqjen e masave ndaj Kosovës: Presim progr...
Vrasja në Gjakovë, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim ndaj...
U kap me 100 gramë drogë në Morinë nga policia e Shqipërisë,...
FSHF zbulon programin e Kombëtares nga shpallja e listës der...