Policia e Kosovës bën të ditur se nuk ka të lënduar nga zjarri në një parking të veturave në Veternik.
Bëhet fjalë për tetë vetura të djegura, zjarrin e të cilave e kanë shuar njësitet e zjarrfikësve.
“Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikëseve të cilat kanë lokalizuar zjarrin. Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura”, thotë për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai shton, se ngjarja ka ndodhur pak para orës 14:00 dhe se ekipet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri i cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura tjera të parkuara”, thotë Kelani.
Ai shton se lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive./arbresh.info/

Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...