Analizë kapaciteteve të shesheve të Qendrës së Qytetit – PRISHTINË, në bazë të dendësisë së turmës dhe sipërfaqeve të shesheve (m2).
Duke marrë parasysh mungesën e informacioneve për numrin e përafërt të pjesëmarrësve në protestën e 09.01.2016, dhe hutinë që po krijohet në opinion lidhur me këtë, ndjeva obligim moral dhe profesional, që të bëj një analizë të thjeshtë të kapaciteteve të shesheve kryesore në qendrën e qytetit mbi numrin e mundshëm të pjesëmarrësve në manifestime të ndryshme, duke u bazuar në sipërfaqen e tyre dhe dendësinë e pjesëmarrësve për m2. Analiza është bërë me metodën e GIS-it, në ortofotot e zonës ku është mbajtur protesta. Digjitalizimi i sipërfaqes së hapësirës ku kanë qenë të vendosur protestuesit është llogaritur në m2, duke shumëzuar me numrin e protestueseve për m2, thotë në një shkrim e ekspertizë autoriale PhD. Tomor Çela, prof. i Gjeografisë dhe ekspert i Planifikimit, transmeton Koha.net.
Siç shihet në tabelë, sipërfaqja e përgjithshme e shesheve është 33158m2. Nëse kjo sipërfaqe mbulohet me turmë njerëzish me dendësi të supozuar prej 1 personi ne m2 atëherë kapaciteti i shesheve është 33158 pjesëmarrës, kurse për një dendësi të supozuar prej 4 personave në m2, kapaciteti i shesheve është 132632 pjesëmarrës.

Protesta e mbajtur me 9 janar 2016, është zhvilluar kryesisht ne sheshin “Skënderbeu”, me dendësi mesatare prej 2.5 pjesëmarrësve për m2, dhe në një pjesë të Bulevardit “Nënë Tereza” me dendësi deri ne 1 pjesëmarrës për m2. Ne bazë të kësaj numri i përafërt i protestuesve ne protestë ka qenë rreth 20000 pjesëmarrës (shih orto-hartën)
Nëse këtë e krahasojmë me numrin e popullsisë ne total, popullsisë në moshë pune dhe popullsisë që ka marrë pjesë ne votim ne zgjedhjet e vitit 2014, atëherë fitojmë përqindjet si në vijim:
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...
Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasim...
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...