Kostoja e zgjedhjeve të parakohshme në rast se ato mbahen do ti kushtojnë buxhetit të Kosovës gjashtë deri në shtatë milion euro.
Ish-Shefi ekzekutiv i KQZ-së, Mazllum Baraliu ka thënë për Indeksonline se aspekti financiar i zgjedhje do të varet edhe nga ata se si e menaxhojnë atë.
Ai ka shpjeguar se në rast se vendoset të mbahet dy palë zgjedhje, nacionale dhe ato lokale shifra e shpenzimeve do të jetë më e lartë, sepse përfshihen me shumë fletë votime më shumë pajisje teknike.
Baraliu ka thënë se për tu organizuar zgjedhje koha standarde kërkon gjashtë muaj përgatitje e që në Kosovë kjo nuk ndodhë.
“Puna e KQZ dhe sekretariatit duket se ka qenë befasuese edhe pse ka pasur krizë tre vitet e fundit, andaj nuk mund të thuhet se janë të përgatitur në mënyrën më të mirë për një proces elektoral sidomos jo për zgjedhje të parakohshme. Por sidoqoftë unë mendoj që me ligj KQZ është e obliguar që në çdo kohë të jenë të përgatitur për zgjedhje edhe për ato të parakohshme ata besoj që kanë bërë punën e tyre”, ka thënë ai.
Sipas Baraliut në qoftë se mbahen zgjedhjet e parakohshme problem kryesor është pikërisht mos rregullimi sigurisë, mos ndryshimi dhe plotësimi i legjislacionit elektoral që është çështje krruciale siç është edhe burimi i financimit sidomos ato të jashtme por edhe ato të brendshme nuk janë sa duhet transparente.
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...