Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar për herë të parë llogaritë qeveritare të Kosovës, ku vërehet se shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tremujorin e katër të vitit 2016, ishte 436.6 milionë euro, ndërsa, shpenzimet për këtë kohë ishin 596.4 milionë euro.
Sipas ASK-së, ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tre mujorit të katër të vitit 2016.
“Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tremujorin e katër të vitit 2016 ishte 436.6 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 73% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Në TM4 2016, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 596.4 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i punëtorëve (23%), kontributet sociale dhe përfitimet (19%), dhe konsumi i ndërmjetëm (13%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...