Ja pse duhet të konsumoni çajin e gjelbër

21:32 | 1 Tetor 2016
M. A.

Për mijëra vjet, çaji i gjelbër është përdorur si ilaç alternativ për të kuruar disa sëmundje. Çaji i gjelbër sjell shumë përfitime në shëndet, ja disa prej tyre.

Mbron shëndetin e trurit- Sipas studiuesve në Universitetin e Bazelit, Zvicër, çaji jeshil nëse konsumohet në mënyrë të rregullt përmirëson kujtesën dhe funksionet e tjera të trurit. Çaji i gjelbër nxit komunikimin midis lobit ballor dhe lobit parietal.

Padandalon dhe trajton diabetin- Çaji i gjelbër përmban polipenolis dhe poliakraide, elemente të cilat ulin nivelin e sheqerit në gjak. Çaji jeshil pengon prodhimin e tepërt të glukozës.

Përmirëson shëndetin oral- Çaji i gjelbër mbron mishrat e dhëmbëve dhe dhëmbët. Çaji i gjelbër është i pasur me antioksidantë që eliminojnë inflamacionin e gojës dhe bakteret e dëmshme.

Ju ndihmon të bini në peshë- Çaji gjelbër rrit metabolizmin dhe djeg yndyrën. Ai ju ndihmon të bini në peshë dhe ju rrit nivelet e energjisë.

Parandalon rënien e flokëve-  Çaji i gjelbër është i pasur me vitaminë B. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve.

Ul tensionin e lartë të gjakut-  Sipas studimeve, 3 gota çaj jeshil në ditë ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe ulin tensionin e lartë të gjakut.

Shpërndaje në rrjete sociale