Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se koalicioni qeverisës mund të prishet vetëm nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike të Kosovës (PDK).
Ai në emisionin “Info – Box”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se Qeveria bie nëse dëshiron PDK-ja dhe LDK-ja.
“Nuk kanë dhënë PDK sinjale që koalicioni të prishet, por këtë e kanë bërë disa deputetë. Thuhej se kjo qeveri është formuar për t’i kaluar çështjet e mëdha. Kjo qeveri nuk është formuar as për Gjykatën Speciale, as Demarkacionin dhe as Asociacionin. Këto janë çështje që ne i kemi trashëguar prej Qeverisë së mëparshme”, ka shtuar Gecaj.
Ai ka folur edhe për çështjen e Demarkacionit, duke theksuar se kryeministri Mustafa ka thënë se çështja e demarkacionit nuk do të duhej ta dërgonte vendin në zgjedhje.
“Nëse ne krijojmë një precedentë të tillë, atëherë për çdo çështje madhore opozita të mos pajtohet dhe ta dërgoj vendin në zgjedhje”, ka shtuar Gecaj.
Ai ka thënë se Demarkacioni është kauzë politike e opozitës, dhe nuk ka të bëjë me realitetin.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari