Isa Mustafa ka njoftuar se do të dorëhiqet nga pozita e Kryetarit të LDK-së pas rezultatit të dobët nga zgjedhjet e djeshme.
“Vlerësoj personalisht që rezultati është shumë i keq për LDK-në që nuk e kemi prit fare. Në shenj të respektimit të votës së qytetarëve sot e kam njoftuar kryesinë që do ta thërras kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së në një periudhë të shpejt kohore”, ka thënë Mustafa raporton arbresh.info.
E pas këtij vendimi janë 60 ditë kohë për LDK-në që në krye të partisë të zgjedh një figurë të re për kryetarë.
“Më shpejt se 60 ditë do t’i thërrasim zgjedhjet, që LDK të ketë kryetarin e ri. Do t’i bëjmë të gjitha përgatitjet përmes kryesisë që ky proces të kryhet me sukses. Bartë përgjegjësi si kryetar i LDK-së për këtë që ka ndodhur, pavarësisht që vet nuk kam qenë në proces”.
kujtojmë se LDK, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dal partia e tret./arbresh.info/
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...