Ja kur mund të aplikoni për viza në ambasadën e Italisë në Kosovë

16:00 | 19 Qershor 2020

Për shkak të pandemisë Covid-19, ishin pezulluar edhe shërbimet administrative gjegjësisht aplikimet për viza nëpër ambasadat në Kosovë.

Përmes rrjeteve sociale, ambasada e Italisë ka njoftuar se që nga data 22 qershor, këto aplikime do të pranohen, shkruan portali arbresh.info

Sidoqoftë, aplikimet do të pranohen vetëm për disa kategori të kufizuara të vizave.

“Nga 22 qershori, Ambasada do të rifillojë pranimin e aplikimeve për vizë për disa kategori të kufizuara vizash”, thuhet në njoftimin e ambasadës.  / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara