Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë sot në një prej spitaleve të Turqisë pas një sëmundjeje të rëndë.
Trupi i pajetë i të ndjerit do të arrij në Kosovë nesër në mëngjes.
Miku i ngusht i Rexhepit, Ylber Durmishi në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se nësë shkon çdo gjë në rregull atëherë varrimi do të bëhet pas orës 16:00.
“Nësë shkon çdo gjë në rregull sipas sjelljes së trupit të pajetë paradite nesër, është e konfirmuar që në orën 16:00. Mirëpo mund edhe të ketë ndonjë problem mirëpo gjërat janë duke shkuar mirë. Varrimi do të bëhet në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës pas orës 16:00. Njëherë do të mbahet mbledhja ashtu siç e ka paraparë Qeveria e pastaj varrimi mbasdite. Kufomën e përcjell konsulata”, ka thënë ai./arbresh.info
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...