Konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin 2017 në FSK do të shpallet në fund të muajit maj.
Këtë e ka bërë të ditur për portalin Arbresh.info zëdhënësi i FSK-së Ibrahim Shala. Ai ka thënë se për këtë do të ketë një fushatë informuese ku ua mundëson kandidatëve të informohen me hollësi për kushtet e rekrutimit, kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes, si dhe afati i konkurrimit për aplikuesit.
“Ne synojmë që konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin 2017, të shpallet në fund të muajit maj, por edhe një herë dua të theksoj se para shpalljes së konkursit do të ketë një fushatë informuese e cila do të mundësoj kandidatëve të interesuar të informohen në hollësi me të gjitha kushtet dhe kriteret e rekrutimit për kadetë, dhe kjo fushatë do të filloj shumë shpejt nëpërmjet mediave të shkruara dhe elektronike, si dhe nëpërmjet Ekipeve Mobile të themeluara nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Shala.
Sipas projektligjit të hartuar, thuhet se rekrutimi i personave në FSK nuk është i obligueshëm, por bëhet në mënyrë vullnetare. Sipas të njëjtit dokument, FSK-ja pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Kosovës dhe pjesëtarët e saj rekrutohen nga shtetasit e Republikës së Kosovës.
Mosha minimale për të shërbyer në FSK është tetëmbëdhjetë vjeç, mosha më e lartë për t’u rekrutuar në FSK është tridhjetë vjeç për oficerë dhe 25 vjeç për grada të tjera.
Po ashtu sipas projektligjit të hartuar, FSK-ja do të jetë e pajisur me ato armë të cilat do të jenë të nevojshme për forcën e re.
“FSK-ja do të jetë e pajisur me armatim adekuat, në përputhje me nevojat e FSK-së për kryerjen e misionit dhe detyrave të saj”, thuhet në dokument.
Momentalisht, buxheti i FSK-së është 51 milionë ku për çdo vit do të ketë rritje për 5 milionë./M.A/Arbresh.info
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...