Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka refuzuar të jap vlerësime mbi partitë politike dhe mbi kandidatët e tyre për kryeministër të Kosovës.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, Delawie është pyetur për raportet me Ramush Haradinajn e Albin Kurtin, por nuk ka dhënë përgjigje konkrete, duke thënë se ai, si diplomat, takohet me të gjithë përfaqësuesit politikë
I pyetur për një afërsi më të theksuar mes Ambasadës Amerikane dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Delawie tha se ambasada e tij mban kontakte me të gjitha partitë politikë.
“Mendimi im si i huaj dhe si diplomat nuk është i përshtatshëm për të komentuar për politikanët kosovarë. Jam takuar me secilin përfaqësues të partive politike si diplomat. Dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë. Ambasada ime ka qenë në kontakt me të gjitha partitë politike të Kuvendit. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë. Nuk do ta bëj asnjë vlerësim se si i vlerësoj partitë politike”, theksoi ambasadori./arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...