Zëdhënësi i policisë së rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti thotë se familja e Xhavit Osmanit ka denoncuar zhdukjen e 57 vjeçarit mbrëmjen e së shtunës.
Sipas tij, ata kanë deklaruar se familjari i tyre ishte nisur për Shqipëri për shkak se kishte një punë pa dhënë detaje të tjera, shkruan syri.net.
Zahiti: Familjaret erdhën dhe bënë denoncim mbrëmjen e se shtunës për zhdukjen e familjarit të tyre. Familjarët thanë se nuk kishin mundur të lidheshin dot në telefon prej dy ditësh.
Zahiti thotë se familjarët e Xhavit Osmanit kanë deklaruar se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë më 29 prill.
Prej asaj dite nuk kanë pasur asnjë të dhënë për të.
57-vjeçari dyshohet se është vrarë dhe është djegur bashkë me makinën e tij në Fushë Krujë./syri.net/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale