Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë (6) të pandehurve për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit S. J., H. K., A. SH., H. B., A. G. dhe B. G, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër dhe shkaktimin e dëmit të një personi tjetër, ku me atë rast kanë shkelur me dashje Ligjin lidhur me detyrat e tyre zyrtare, transmeton Klan Kosova.
Sylë Hoxha, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka konfirmuar për Klan Kosovën se të pandehurit janë zyrtarë të ekonomisë së pyjeve të Suharekës, të njëjtit kanë vajtuar më parë paraburgimin dhe tani është ngritur aktakuza.
Të gjashtë të pandehurit me këtë kanë kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...