Deri të premten temperaturat do të jenë në rritje mbi vlera mesatare, me minimale nga 17C deri në 18C, e maksimale 35C deri në 37 gradë celsius.
Në fundjavë maksimalet do të zbresin në 31C dhe 24C, e minimalet deri në 14C, sipas Prishtina Weather, shkruan Gazeta Metro.
Pas rënies së temperaturave gjatë ditës së djeshme dhe motit të vranët sot në orët e mëngjesit, në ditët në vijim vapa afrikane sërish pritet të rikthehet me mot shumë të nxehtë.
Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë pritet ndryshim i motit, me mundësi edhe për reshje shiu dhe rënie të temperaturave.
Ditëve të ardhshme, deri të premten, do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Nesër, pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
Nga dita e shtunë fusha me presion të ulët nga Atlantiku do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, duke sjellur vransira me të reshura lokale shiu, si dhe rënie të temperaturave.
Era do të fryejë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-11m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale.

Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja