Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se njësia policore intervenuese nga stacioni policor në Gjilan, me datën 22.02.2022 në një pikë kontrolli në rrugën “Qarkore”, rreth orës 02:00 ka ndalur një veturë BMW X5, me targa 01,drejtuar nga vozitës L. I. (1994) me banim rezident në Ferizaj, të njëjtit fillimisht i është shqiptuar gjobë për mosrespektim të orarit të lëvizjes në bazë të ligjit për parandalim të Pandemisë Covid -19. Pas kontrollit atij i është gjetur edhe një armë zjarri.
“Shoferi ishte i vetëm në veturë dhe për shkak të dyshimeve të shfaqura atij i është kontrolluar vetura , dhe në pjesën e brendshme të veturës, i është gjetur një armë zjarri –revole e llojit TT, ngjyrë e kaltër dhe e zezë, si dhe një karikator me 6 fishekë të kalibrit 9 mm. I dyshuari nuk kishte leje për armën në fjalë”, thuhet nga policia.
Sipas policisë, sot me rreth orës 13.20 në Stacionin Policor në Gjilan me kërkesë të Njësisë se Hetimeve është ftuar i dyshuari për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armëve”, i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim te prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë.
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore Gjilan. /arbresh.info/
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...